Një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur pas një përplasje me armë në Hanover të Gjermanisë. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, shqiptari mbeti i vrarë në makinën e tij luksoze Porsche.

Autoritetet policore kanë raportuar se viktima është përfshirë një sherr me një tjetër person i cili ishte me një makinë “Merecdes Benz”.

Pas debatit të ashpër dhe përleshjes fizike sipas dëshmitarëve dy të rinjtë kanë përdorur armët duke qëlluar në drejtim të njëri tjetrit. Për pasojë plumbat i kanë marrë jetën një 25-vjeçari shqiptar, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij apo i personit që u përfshi në konfliktin e armatosur.

Mësohet se viktima ishte një emër i njohur për policinë gjermane pasi disa kohë më parë kishte marrë një dënim me kusht për armëmbajtje pa leje.

Sipas asaj që raportohet në mediat Gjermane, makina “Porsche” e shqiptarit lëvizi për disa metra pa e kontrolluar shoferi pasi ishte qëlluar për vdekje. Ndërsa makina “Mercedes” e cila po ashtu ka shenja plumbash në xham, u braktis nga autori.