Një çift vendosën të blinin shtëpinë e tyre të ardhshme në Teksas, por u hasën me një situatë të pazakontë.

Ndërsa shikonin shtëpinë, çifti dalloi diçka të çuditshme në sistemin e kanalizimeve në oborrin e shtëpisë. Ishte kufoma e një njeriu.

Departamenti lokal i policisë konfirmoi lajmin, duke zbuluar se trupi kishte qenë atje për disa ditë. Trupi ka dëmtime, megjithëse shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar, pasi autopsia ende nuk është kryer.

“Deri më tani nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht me njeriun,” tha Sherifi i Qarkut Jason Broën në një konferencë shtypi.

Sa i përket çiftit, ata vazhdojnë të jenë në një gjendje shoku.