Një vendim i Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë dy ditë më parë që kufizon median ka ngjallur debat.

Por për cfarë bëhet fjalë konkretisht?

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi ka siguruar vendimin e miratuar nga Byroja e Kuvendit, që i kufizon gazetarët të ndjekin komisionet parlamentare, apo që të marrin prononcime dhe intervista në korridoret e Kuvendit. Tashmë gjithçka do të jetë ndryshe.

Me vendimin për mbylljen e aksesit nëpër mjediset e kryesisë së kuvendit gazetarët dhe kameramanët do të marrin transmetimet e prodhuara dhe kontrolluara nga vetë Kuvendi.

Tashmë gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit punimet e komisioneve dhe parlamentit.

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

  1. Te Kryesia e Kuvendit në Neës Room/ Salla e Gazetarëve, qe ndodhet në katin e pare te godinës,
  2. Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare” thuhet në vendimin, që ka sjellë kundërshtinë e gazetarëve.