Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 320. Ky është një tregues mjaft inkurajues për ecurinë e pandemisë në vend. Në kryeqytet ka më pak se 100 raste aktive, ndërsa së fundmi rastet ditore në Tiranë janë më pak se 5. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në twitter se situata e epidemisë në vend po shkon drejt përmirësimit.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me Covid-19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit. Kujdes, mos e ulni vigjilencën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e Covid-19”, shkruan ministrja Manastirliu në twitter.