32-vjeçari shqiptar Aris Papas u ekzekutua të dielën në Greqi teksa ishte duke ulur në një kafene në qendër të Athinës.

Pas vrasjes dyshohet se qëndronin grupet kriminale rivale të shqiptarit që ishte pjesë e një bande që vepronte nga 2007-08, sipas medieve greke.

Videoja e nënës së shqiptarit në britma dhe lot në vendin e ngjarjes bëri xhiron e medieve.

Nëna e tij ka folur për mediat greke 5 ditë pas vrasjes së djalit duke akuzuar se urdhri për ta ekzekutuar erdhi nga burgu.

Urdhri erdhi nga brenda dhe ata vranë djalin tim. E gjithë historia ishte brenda burgut. Tre herë Arisi u plagos, urdhri ishte nga brenda burgut, sepse Aris donte të largohej.

Ai u tha atyre “Unë nuk dua të merrem më me ju. Mbaroi“. Dhe ata e vranë” tha nëna e 32-vjeçarit që u vra me tetë plumba, në një lokal në Sepolia.

Shqiptari ishte i frikësuar dhe lëvizite gjithmonë me anti-plumb, por ditën e vetme që nuk e veshi u ekzekutua. “Ai mund të ketë folur tashmë, kështu që ata e vranë.

Le të kalben në burg… këta njerëz që kanë vrarë kaq shumë njerëz. Të gjithë miqtë e djalit tim janë vrarë që nga viti 2009“, tha nëna e 32-vjeçarit.

Një ish-i burgosur në kushtet e anonimatit është shprehur se “mafia shqiptare mban çelësat e burgut