Një ngjarje e rëndë ndodhi në Hannover të Gjermanisë, ku pati një përplasje mes dy shqiptarëve nga Kosova.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne.”

Gazeta Express raporton se dyshohet se autori i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz është larguar në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë.

Deri pas mesnatës të së enjtes, policia zhvilloi kontrolle në banesën ku jetonte, por ai është zhdukur së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Banorët e zonës thonë se kishin qenë në apartament deri pak para të shtënave ditën e enjte.

“Autori i dyshuar i veprës është akoma i shpejtë”, tha Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të Premten.

Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinori ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen.