Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Uest Mecia, ku rrjeti është tallur me disa policisë të cilët kishin përdorur një karrotrec për të sekuestruar një skuter në zonën e Hereford.

Zyrtarët paralajmëruan se skuterët janë të paligjshëm për t’u përdorur në rrugë ose në vende publike në zonë sepse nuk plotësojnë rregullat e sigurisë. Por dikush nuk i dëgjoi ata dhe kishte thyer rregullin. Policia arriti të ndalonte personin në fjalë ndërsa skuterin vendosën ta bllokonin dhe e ngarkuan në një karrotrec që ishte për pesha të mëdha.

Qytetarë të ndryshëm nuk ngurruan për ta fotografuar dhe shpërndarë në rrjet.