Ekuilibër, bashkëpunim mes të gjithë hallkave, miksim i të rinjve me talent me të vjetrit me eksperiencë dhe përgjegjësi të mëdha mbi supe. Carlo Ancelotti është gati të nisë aventurën e dytë me Real Madrid dhe i ka idetë e qarta.

Në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të “Los Blancos”, trajneri i famshëm italian shpjegon filozofinë e tij. “Një trajner nuk mund të fitojë kurrë i vetëm. Për të shkuar drejt trofeve nevojitet të krijohet kombinimi i duhur mes trajnerit, futbollistëve dhe klubit.

Eksperienca është e rëndësishme, por duhet edhe entuziazëm e pasion. Kur mora për herë të parë drejtimin e Realit, mora në ekipin e parë katër lojtarë nga të rinjtë. Mendoj se miksimi mes lojtarëve të talentuar dhe atyre me eksperiencë solli rezultatet pozitive.

Unë dua që të ndodhë njësoj, të përsëritet e njëjta gjë. Ata që punojnë apo luajnë këtu kanë përgjegjësi të mëdha, pasi ndodhemi në skuadrën më të mirë në botë. Nuk duhet ta harrojmë“, deklaroi Ancelotti.