Meghan Markle dhe Princi Harry morën në krahë vajzën e tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë Duka dhe Dukesha e Sussex. Lilibet Diana erdhi në jetë ditën premte.

“Me shumë gëzim Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex mirëpritën vajzën e tyre, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Lili lindi të premten, 4 qershor në orën 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në ppitalin Santa Barbara Cottage në Kaliforni. Nëna dhe fëmija janë të shëndetshme dhe në shtëpi. Lili është emëruar pas stërgjyshes së saj, mbretëreshës, e cila kishte pseudonimin Lilibet. Emri i saj i mesëm, Diana u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur e të ndjerë, Princeshën e Uellsit.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga çifti ditën e sotme