Një vatër aktive zjarri në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Raportohet se vatra e zjarrit dyshohet e të jetë vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës aty pranë.

Bëhet me dije se po digjen kullota shkurre, kallamishte etj. Ndërkohë që nuk rrezikohen banesa.

Nga ana tjetër ndërhyrja është bërë e vështirë nga toka për shkak të terrenit.