Shqipëria ka arritur marrëveshjen e parë me një vend anëtar të Bashkimit Europian për certifikatën e vaksinimit.

Mësohet se gjatë vizitës në Hungari, kryeministri Edi Rama ka arritur marrëveshjen me homologun Viktor Orban për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.

Shqipëria i ka hapur kufijtë për të gjithë që duan që të vizitojnë vendin tonë për sezonin turistik, ndërsa tashmë pas paktit për certifikatën e vaksinimit, të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe Hungaria, theksojmë që bëhet fjalë për qytetarët që janë vaksinuar.

Gjithçka për sezonin turistik. Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.