Një avion MIG-29 i forcave ajrore të Bullgarisë është rrëzuar pas mesnatës së djeshme në ujërat e detit të Zi teksa po kryente një stërvitje të përbashkët me forcat serbe.

Avioni humbi kontaktin radio me bazën dhe u zhduk nga radarët ndërkohë që zhvillohej stërvitja.

Për shkak të këtij incidenti është pezulluar stërvitja e përbashkët Bullgari-Serbi në detin e Zi duke bërë që 120 forca serbe të kthehen në shtëpi.