Duke marrë shkas nga ngjarjet e rënda kriminale në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur në një mbledhje shefat e komisariateve të kryeqytetit si dhe drejtorët e qarqeve.

Mësohet se mbledhja që do të mbahet në drejtorinë e Policisë, do të nisë në orën 11:30.

Mbledhja në fjalë vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin, vrasje kriminale por dhe krime në familje.