Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë është WhatsApp dhe po bëhet gati të prezantojë disa opsione të reja për përdoruesit.

Risia më e fundit WhataApp-it është fshirja automatike e çdo mesazhi në biseda. Ky opsion do të jetë në dispozicion shumë shpejt.

Si funksionon?

Mesazhet që dërgohen dhe merren në biseda do të fshihen automatikisht pas një periudhe të caktuar kohore, të vendosur sipas preferencave nga çdo përdorues. Periudha varion nga 24 orë deri në 7 ditë. Mesazhet që fshihen vetë janë një nga funksionet e para të konfirmuara për të ardhmen e aplikacionit.

Përveç mesazheve, edhe pjesa e “media” mund të vetëfshihet. Ky opsion do të jetë i disponueshëm shumë shpejt.