Shteti i Uashingtonit me kryeqytetin e tij Seattle ofron një cigare marijuanë  për çdo qytetar që shkon të vaksinohet.

Ky vendim ka nisur të zbatohet kur Autoritetet Shtetërore njoftuan programin “Joints for Jabs”, që do të thotë “Cigare në këmbim të vaksinave”, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zgjasi deri në 12 korrik.

Sipas mediave amerikane, autoritetet thanë se do të lejonin shitësit me pakicë të marijuanës t’u sigurojnë klientët e moshës 21 vjeç e lart një cigare marijuanë në dyqanet e tyre pasi të marrin dozën e parë ose të dytë të vaksinës. Oferta është e vlefshme vetëm për cigare dhe jo për produkte të tjera të marijuanës.

Përveç kanabisit, lista e përfitimeve në Uashington përfshin gjithashtu birrë, verë ose kokteje falas për banorët që do të tregojnë prova të vaksinimit. Që kur norma e vaksinimit në SHBA filloi të binte në mes të prillit, shtetet kanë filluar promovime të tilla si birrë falas në Neë Jersey apo edhe një lotari për bursat e kolegjit në Neë York dhe Ohio. Shtetet kanë bërë 1 milion dollarë shpërblime lotarie.