Kryeministri Edi Rama është takuar me komisionerin e BE për zgjerimin Oliver Varhelyi duke i dhënë atij dorën në shkallët e pallatit të Brigadave.

Teksa është afruar pranë tij, Rama i ka kërkuar të heqë maskën.

Varhelyi ka shkëmbyer një batutë me kreun e qeverisë dhe është futur në godinën ku po mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor pa maskë. m.v/abcnews.al