Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar kërkesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kundrejt Bashkimit Europian.

Rama thekson se të gjitha vendet kanë paraqitur kërkseën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të njihet në gjithë BE që dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të lëvizin lirisht.

‘’E fundit fare, ne siç e dini brenda rajonit, por përpara dy ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në periudhën post-pandemie pa detyrime ekstra, teste e historira të tjera.

Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht në BE.’’- tha Rama.