Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi doli në një konferencë për shtyp pas Samitit me krerët e Ballkanit Perëndimor ku foli dhe për marrëveshjen për heqjen e tarifave roaming. Nga sot gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor do të flasin me tarifa të ulëta.

“Rezultatet e para që ndryshojnë jetën e qytetarëve me miratimin e marrëveshjes pa tarifa roaming me Ballkanin Perëndimor. Kjo është një arritje shumë e madhe dhe do të ketë edhe gjëra shumë të mëdha për të bërë. Për shembull qytetarët që mund të lëvizin me letërnjoftim, karta identitet, njohja e diplomave, heqja e lejes për punë. Të gjitha këto do të bëjnë që bashkëpunimi t’u ofrojë shumë gjëra qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë planin e investimeve, 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk do funksionojë nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse s’ka treg rajonal, s’ka kuptim autostradat nëse makinat do ndalojnë çdo 100 metra, s’ka kuptim për hekurudhat nëse trenat do hasin vështirësi apo rrugë tregtie nëse do duhet të ketë 6 certifikata për këto mallra. Pra ky plan ekonomik do japë rezultate vetëm në rast se ky rajon punon për këtë treg rajonal e ky është dhe mjedisi ku do funksionojë.”, tha Varhelyi ndër të tjera.