Mbrëmjen e së martës u gjet në Shëngjergj të Ulqinit trupi i pajetë i ish-shefit të Policisë së Malit të Zi Rudolf Elezoviç. Elezoviç ishte zhdukur prej 27 majit dhe asgjë nuk dihej për fatin e tij, deri mbrëmë kur u gjet i pajetë. Policia dyshon se ai është vetëvrarë.

Për humbjen e mikut të saj ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet në arrati për shkak se disa muaj më parë u kap me armë pa leje në pikën kufitare Morinë.

Morina i shpreh ngushëllimet familjarëve ndërsa shkruan në Instastory se e ka shumë të vështirë të flasë për këtë ngjarje të rëndë.