Aktualisht, në shërbimin e Infektivit janë duke marrë kujdes shëndetësor për koronavirusin vetëm 20 pacientë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook. Ndërsa, raste aktive në vende janë më pak se 200.

Edhe pse shprehet se jemi drejt daljes “nga tuneli i pandemisë”, ministrja bën thirrje për vigjilencë dhe kujdes.

POSTIMI

“Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital.

Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.”