Pas dy ditësh, presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë veprimin e parë pas votimit të Kuvendit për ta shkarkuar nga detyra.

Ditën e sotme kreu i shtetit ka njoftuar një bashkëbisedim me gazetarët në ambientet e institucionit të presidentit, ku pritet të flasë edhe për shkarkimin.

“Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit”, ka njoftuar presidenca.

Meta u shkarkua nga Kuvendi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 36 abstenim, ndërsa fjalën e fundit do e thotë Gjykata Kushtetuese.