Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Ndërsa PS do të mbajë sot pasdite Kongresin, në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë forcë politike.

Rama zotohet po ashtu të vazhdojnë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë.

“MIRËMËNGJES🌹

dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS🌹diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS🌹të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë🌹’ shkruan kryeministri. g.v/abcnews.al