Kylian Mbappe mbyll kontratën e tij pas një viti me PSG dhe i duhet të vendosë për të ardhmen brenda kësaj vere sepse te francezët me siguri nuk duan ta humbin falas verën e vitit të ardhshëm.

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi u shpreh se Mbappe do qëndrojë, por francezi tregon edhe një herë se nuk ka vendosur dhe përgënjeshtron zërat e rinovimit me francezët. Buzëqeshin te Real Madrid.

“Duhet të marr vendimin e duhur për të ardhmen time. Jam në një klub të mirë dhe jam i lumtur, por nuk e di nëse është vendi i duhur për mua.

Ende nuk e kam një përgjigje. Nuk jam me nxitim, duhet t’i jap vetes çdo shans për të marrë vendimin e duhur, që nuk është aspak i lehtë”, u shpreh Mbappe.