Në selinë blu sot ka heshtje zgjedhore! Një ditë para se demokratët të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë partinë në katër vitet e ardhshme, sot asnjë prej kandidatëve nuk duhet të bëjë asnjë deklaratë politike.

Nesër rreth 75 mijë anëtarë me të drejtë vote do të shprehin vullnetin e tyre për kandidatin e preferuar mes kryetarit në detyrë Lulzim Basha dhe tre rivalëve të tij Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Demokratët me të drejtë vote janë të gjithë ata që kanë kartë anëtarësie, përveç atyre që në zgjedhjet e 25 Prillit kanë bërë fushatë për kundërshtarët, që nënkupton çdo parti tjetër përveç koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.