Detaje të reja në janë zbuluar mbrëmjen e djeshme në një emision në mediat greke në lidhje me vrasjen brutale të 20-vjeçares Caroline nga grabitësit në shtëpinë e saj.

Dyshohet se pas krimit autorët janë larguar nga banesa e çiftit me një makinë të errët BMW E36 ose E39 me fenerë të rrumbullakët dhe drita të vogla, që sipas hetuesve përdoren nga kriminelët shqiptarë.

Që nga dita e ngjarës, hetuesit kanë këqyrur materialet filmike të kamerave të sigurisë në zonë për të verifikuar të gjitha makinat. E vetmja që nuk është identifikuar është kjo BMW me ngjyrë të errët e cila u afrua pranë banesës dhe më pas lëvizi në drejtim të Agia Paraksevi.

Nga të dhënat e siguruara nga dëshmia e bashkëshortit të Caroline, hetuesit kanë arritur të krijojnë identikitin e njërit prej grabitësve, i cili dyshohet të jetë rreth 1 e 70 i gjatë me fytyrë të rrumbullakët, qafë të shkurtër, me shpatulla të gjera ndërsa veshur kishte rroba të errëta.

Emrat që dëgjoheshin në momentin e ngjarjes ishin Costas, George dhe Giannis. Piloti i ka përshkruar edhe bashkëpunëtorët e grabitësit që Caroline dyshohet se i pa fytyrën.

Sipas tij ata janë të moshave 30-35 vjeç dhe tjetri 25-30 vjeç të dy të veshura me rroba të errëta, doreza të zeza dhe maskë në fytyrë. Njëri prej tyre mbante një pistoletë të zezë ndërsa tjetri kishte armë në ngjyrë argjendi.