Është identifikuar i riu që u gjet pa shenja jete në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Mësohet se viktima është 25-vjeçari Fridman Xhaferraj. I riu, banues në fshatin Plug, Lushnje  u gjet i mbytur mesditën e së dielës.

Sipas policisë, Xhaferraj ka qenë i dënuar më parë për shkatërrim të pronës me zjarr të kryer në në bashkëpunim. Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 19 shkurt në parkimin e një qendre tregtare në Lushnjë, ku u dogjën tre automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për të ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.