Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit komunikoi sot zyrtarisht akuzën ndaj Ardian Çapjas, nipit të tij Florenc Çapja dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012.

SPAK-u thotë se Ardian Capja, Ervis Bardhi, Olsi Leku dhe Klajdi Dokolli akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja u arrestua një muaj më parë në shtëpinë e tij në Dubai.