Bashkimi Evropian duke parë situatën nga Covid 19 pritet që brenda një javë të heqë dhe kufizimet e udhëtimit për në SHBA banorët.

Sipas mediave, bëhet me dije se një zyrtar i lartë i Portugalisë që mban dhe presidencën e BE, ka bërë me dije se ka ardhur momenti që të zgjerohet lista e vendeve që do të udhëtojnë pa kufizime.

Sipas tij në këtë listë do të bëjnë pjesë Shqipëria, SHBA, Hong Kongut, Libani, Makaos, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Serbia dhe Tajvani, listë e cila pritet që të miratohet të mërkurën.

Ndërohë pritet që liderët e BE-së të diskutojnë situatën epidemiologjike në Bruksel javën e ardhshme, duke premtuar “një kthim të plotë në lëvizjen e lirë sa më shpejt që lejon situata e shëndetit publik“, thuhet në draftin e deklaratës së tyre të përbashkët.