Ka nisur raundi i dytë i bisedimeve mes presidentit Joe Biden dhe kreut të shtetit rus, Vladimir Putin në Gjenevë. Mediat në Moskë kanë publikuar pamje nga raundi i dytë midis dy presidentëve.

Raundi i dytë përfshin një grup më të madh të ministrave të jashtëm, këshilltarëve të sigurisë dhe zyrtarëve të tjerë.

Ndërkohë, në raundin e parë takimi mes dy presidentëve zgjati rreth një orë gjysmë dhe morën pjesë vetëm mes dy udhëheqësit, sekretari i shtetit amerikan  Antony Blinken, ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov dhe përkthyesi.