Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur për herë të parë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Axhenda ime nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër, por është në favor të amerikanëve” tha Joe Biden, i cili theksoi se “asnjë president amerikan nuk mund të jetë indiferent ndaj të drejtave themelore të njeriut“.

Ai theksoi se “Mbrojtja e të drejtave të njeriut është pjesë e ADN-së së SHBA-së” duke evidentuar se kjo është arsyeja pse ai ngriti çështjen e ndalimit të Alexei Navalny. “Duhet të ketë rregulla themelore dhe ne duhet t’u bindemi atyre” tha ai.