njorimi që po i bëhet Coca-Colës nga yjet e futbollit botëror, vazhdon. Pas Kristiano Ronaldos, vjen dhe Manuel Locatelli i Italisë.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, me të hyrë në sallë, gjëja e parë që Locatelli pa dhe bëri, ishte largimi nga vetja i dy shisheve me Coca-Cola siç shihni videon.

Ndërsa Ronaldo flaku shishet dhe bëri thirrje që të pihet ujë, Locatelli e bëri në heshtje. Ai largoi nga pjesa e vet e tavolinës së konferencës për shtyp, dy shishet e Coca-Colës dhe mbajti shishen e ujit.

Locatelli nuk e hoqi birrën Heineken megjithatë duket se nuk e honepsi dot as atë sepse e mbuloi me një kupë.

Më herët ishte Pogba që zhduku nga tavolina një burrë Heineken duke mbajtur vetëm ujin.

Kurse i pari që nisi këtë luftë me sponsorët ishte futbollisti portugez Kristiano Rolando i cili largoi nga tavolina shishet me Coca-Cola duke apeluar njerëzit që të pijnë ujë në vend të tyre.

Zhvillimet e fundit kanë sensibilizuar shumë njerëz në mbarë botën për konsumin ose jo të pijeve të gazuara si Coca-Cola dhe Pepsi. Edhe një zhvilluar dje në disa qytete të vendit, arriti në përfundimin se prindërit tanimë e kanë më të lehtë të ndalojnë fëmijët të konsumojnë të tilla pije pa kurrfarë vlere ushqyese.