Nga 25 qershori 2021 do të lejohet hyrja vetëm e udhëtarëve plotësisht të vaksinuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, edhe këta me kushte

Nga 25 qershori 2021, Qeveria Federale do të lejojë hyrjen e udhëtarëve plotësisht të vaksinuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, vetëm me vaksina perëndimore, duke cituar ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë.

Katërmbëdhjetë ditë pasi të kenë marrë dozën e fundit të kërkuar të vaksinës, ata mund të hyjnë në Gjermani për çdo qëllim të zakonshëm si turizëm apo vizitë te familjarë apo miq, me kusht që të plotësojnë kërkesat e përgjithshme të ligjit të qëndrimit që kanë qenë në fuqi para pandemisë.

Sidoqoftë, udhëtarët duhet të jenë vaksinuar me një nga vaksinat e renditura në faqen e internetit të Paul-Ehrlich-Institut për të përfituar nga kufizimet e lehtësuara.

Aktualisht, nga Gjermania njihen vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Më shumë vaksina që ofrojnë një nivel të ngjashëm mbrojtjeje priten të shtohen në listë sapo të përfundojnë vlerësimet e nevojshme.