Rinovim në sfond te Milani, teksa Juventusi vazhdon të insistojë për Manuel Locatellin. Franck Kessie është një nga pikat më të forta të kuqezinjve. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, i cili u martua në vendlindje pak ditë më parë, është kthyer në liderin e mesfushës.

Stefano Pioli nuk bën do pa shërbimet e tij dhe dyshja Maldini-Massara janë afër arritjes së akordit të rinovimit (kontrata aktuale i përfundon vitin e ardhshëm). Kessie përfiton aktualisht 2.2 milion euro në sezon.

GDS shkruan se Milani ka përgatitur një ofertë 4-vjeçare me 4 milion euro në sezon. Agjenti i 23-vjeçari kërkon 6 milion euro, por dëshira e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin është e madhe.

Palët janë afër marrëveshjes finale dhe diferenca mes ofertës dhe kërkesës do të plotësohet me bonuse. Ndërkohë, bardhezinjtë e Juventusit nuk heqin dorë nga mesfushori i Sassuolos, një nga më të mirët deri tani në Euro 2020.

Paraqitjet e mira me kombëtaren e Italisë e kanë dërguar çmimin e kartonit të 24-vjeçarit në 60 milion euro. GDS thekson se Juventusi ofron 30 milion euro dhe shërbimet e lojtarëve të rinj si Rafia, Da Graca dhe Felix Correia.