Një grua shqiptare 51-vjeçare është përdhunuar në Petralona të Greqisë. Mësohet se gruaja përjetoi për nëntë orë makth nga duart e një 35-vjeçari bullgar të shtunën e kaluar. Ky i fundit raportohet se mori dhe e futi me dhunë në banesën e tij dhe e përdhunoi atë disa herë. Fatmirësisht në një moment gruaja kishte mundur të arratiset dhe më pas të kërkonte ndihmë nga autoritetet.

Bullgari 35-vjeçar sipas mediave greke ende nuk është arrestuar, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Gruaja fatkeqe, siç rrëfeu kishte shkuar në një banesë në Rrugën 11 Symmachidon për të pastruar dhe u sulmua nga autori i krimit në orën 8:00 të mëngjesit. Ndërkohë në mediat sociale u bë një thirrje për të mbështetur gruan e përdhunuar dhe pasditen e djeshme u mbajt një tubim me qindra protestues që ishin banorë të zonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur vrasja e Caroline 20-vjeçare nga burri i saj ka zemëruar publikun grek.