Një sërë makinash janë aksidentuar në rrugën e Elbasanit brenda një blloku banimi. Në tentativë për t’íu fshehur policisë që po e ndiqte, një furgon i cili sapo kishte lënë 20 sirianë tek Thesari, ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty.


Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.


Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë policia, pasi banorët shprehin shqetësimin për zvarritjen e procedurave nga ana e policisë për kompensimin e dëmeve që kanë pësuar automjetet nga përplasjet në seri.