Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për dënimin me burg komisionerët e Shijakut për akuzat e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Përveç dënimit me burg gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë edhe me heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite për të gjithë komisionerët.

DËNIMET

Shpetim Marku dënohet 2,6 vjet ulet në 1.8 vjet

Redi Hysa 2.6, i mbeten 1.8 vjet

Indrit Bici 2.6 vjet i mbeten 1.8

Orkida Lala 1.6 mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.

Jakup Bregu 2.6 vjet i mbeten 1.8

Qemal Domi denohet me 3 vjet i mbeten 2 vjet dënim plus 4 vjet me kusht

Qemal Domi dënohet me 1.6 muaj i mbetet 1 vit

Amarild Zeza dënohet me 4 . 6 muaj i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie ju mbetën 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.

Operacioni për për arrestimin e 21 komisionerëve  u bë një vit më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por kjo prokurori më pas shpalli moskopetëncën me argumentin se nuk ka grup kriminal, duke ia deleguar çështjen prokurorisë së Durrësit.

Dosja e famshme 339 është regjistruar në vitin 2016, me sinjalizimin e autoriteteve gjermane, për trafikun e drogës që po bëhej nga Durrësi. Por në rrjetën e përgjimeve ranë më pas edhe grupe të tjera kriminale që merreshin me shitblerje votash, korrupsion, trafik droge apo tjetërsim pronash.