Pesë lojtarë nga Interi, katër nga Juventusi dhe një nga Milani. Në renditjen speciale të Cies për 10 lojtarët më të vlefshëm në Serie A, tri klube monopolizojnë zgjedhjet e observatorit të njohur ndërkombëtar. Bie në sy vlerësimi i Romelu Lukaku, sulmuesi i cili me golat e tij tërhoqi zikaltrit drejt titullit. Belgu është vetëm i katërti mes më të kushtueshmëve, pas Achraf Hakimi, Federico Chiesa dhe Matthijs de Ligt.

Si është e mundur një gjë e tillë? Parametrat e miratuar janë të ndryshëm dhe shkojnë përtej të dhënave sportive e thjesht statistikore. Ato përfshijnë variabla të tjerë si mosha dhe perspektivat e ardhshme në llogaritje. Është për këtë arsye që, për shembull, në listë nuk përfshihet Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 29 gola.

Chelsea forte su Hakimi, pronta offerta per l'Inter"

Ja top-10 lojtarët më të vlefshëm në Serie A, sipas Cies

1. Achraf Hakimi (Inter) – 93.5 milionë euro

2. Federico Chiesa (Juve) – 92.6 milionë

3. Matthijs De Ligt (Juve) – 89 milionë

4. Romelu Lukaku (Inter) – 76.9 milionë

5. Lautaro Martinez (Inter) – 75.2 milionë

6. Dejan Kulusevski (Juve) – 72.7 milionë

7. Theo Hernandez (Milan) – 70.9 milionë

8. Alessandro Bastoni (Inter) – 70.8 milionë

9. Nicolò Barella (Inter) – 68.3 milionë

10. Weston McKennie (Juve) – 65.4 milionë