Ndërsa po mbahet mbledhja e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Ministri gjerman për Evropën Michael Roth bëri një postim në twitter duke bërë thirrje që të përmbushen detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar BE të ecë përpara. Le të mendojmë strategjikisht dhe të kuptojmë: duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruan Roth.