Rrëfimi i Valerie Bako në Francë, e cila vrau burrin dhe e varrosi me ndihmën e fëmijëve të saj sepse ai e abuzoi me të, është tronditës. Ndaj pak ditë pasi Greqia ende zien për vrasjen e një gruaje nga burri, Franca është e shokuar për faktet që dalin mbi 40 vjeçaren që ka hequr të zitë e ullirit për vite e vite me radhë.

Gjyqi i 40-vjeçares Franceze ka tërhequr një interes të madh edhe për faktin se burri i saj ishte gjithashtu partneri i nënës.

Seancat gjyqësore janë drejt fundit dhe të premten jepet vendimi.

Gruaja Valerie Bacot, 40 vjeçe, akuzohet se vrau burrin e saj dhe më pas e groposi e ndihmuar nga dy prej katër fëmijëve të saj.

Burri i saj ishte gjithashtu njerku i saj, dhe ai e ka abuzuar atë që nga ajo kohë, ndërsa ajo ka pohuar se ajo nuk kishte asnjë mënyrë për të dalë nga kjo situatë, si dhe nëna e saj ishte abuzive ndaj saj.

Daniel Pollette, abuzoi me Valerie kur ajo ishte 12 vjeçe dhe bëri 2.5 vjet burg. Kur vajza mbushi 17 vjeç, u abuzua sërish nga njerku dhe mbeti shtatzënë.

Në këtë kohë e ëma e detyroi që e bija të jetojë me Danielin. Ky e ktheu në prostitutë duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk bindej. Për 18 vjet, Valerie solli në jetë dhe tre fëmijë të tjerë ndërsa e ëma e kishte braktisur me kohë.

Në 2016, ajo nuk duron dot më dhe e vret me armë zjarri në kushtet e vetëmbrojtjes. Gjykata e dënoi me burg përjetë.

Por një peticion që mblodhi 580 mijë firma, pasoi rihapjen e gjyqit që tani do të vendosë nëse faktet e mësipërme do të sjellin ndryshim në dënimin me burgim të përjetshëm.