Një çift pushuesish në Shqipëri janë përballur me një situatë të pakëndshme. Ata kishin prenontuar qëndrimin për disa ditë në Livadh të Himarës. Pas vizitës që kanë bërë në hotel, të pakënaqur nga kushtet kanë vendosur të largohen dhe të mos qëndrojnë aty ku kishin prenontuar. Nga kjo situatë pronarët të pakënaqur kanë reaguar ashpër.

Në një video të ndarë gjerësisht në rrjet ditën e sotme shihet pronari i hotelit, identiteti i të cilit nuk dihet, duke u zënë rrugën pushuesve për të mos i lënë të kalojnë me mjetin e tyre. Në video dallohet zonja e cila i bën thirrje partnerit të saj të qetësohet, nisur nga reagimi i pronarit. Në mjet bashkë me çiftin është edhe fëmija i vogël i cili i trembur nis të qajë.

Çifti sipas informacioneve të deri tanishme, ka bërë denoncimin ne polici. Kujtojmë që vitin e shkuar një ngjarje e ngjashme ndodhi me turistët e huaj ku pronari i një biznesi në jug, Mihal Kokëdhima i sulmoi me pretendimin se kanë ikur pa paguar