Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian nuk mundën që të binin dakord sot për caktimin e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, ministrja e Punëve të Jashtme të Portugalisë dhe njëherësh zv/presidentja e BE-së për Transparencën  Ana Paula Zacarias.

Siç deklaroi Zacarias bëri gjithçka që ishte e mundur për të kënaqur të dyja palët, por kjo nuk qe e mundur.

Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do t’i hedhin sytë nga presidenca sllovene që nis më 1 korrik dhe samiti i BE që do të mbahet në tetor. Ndoshta mund të krijohet një mundësi për zgjidhjen e ngërçit pasi në Bullgari ka zgjedhje në korrik.

“Kjo u jep më shumë shansin shteteve anëtare që të shtojnë presionin ndaj qeverisë së re të Bullgarisë në mënyrë që ajo të gjejë një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut dhe t’i hapë rrugë të dyja momenteve të rëndësishme për vendet. Së pari aprovimi i kuadrit negociues dhe së dyti, pas këtij kuadri, të fiksohet një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet.”