Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli sërish për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kim shkroi në Twitter se KLGJ dhe KLP kanë kaluar shumë pengesa deri më tani. Ambasadorja u shpreh se Amerika mbështet me forcë përpjekjet e tyre për të ndërmarrë veprime të rrepta, por të nevojshme në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet më e vërtetë për shqiptarët.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë tejkaluar shumë pengesa deri tani. SHBA mbështesin me forcë përpjekjet e tyre për të ndërmarrë veprime të rrepta por të nevojshme për të zbatuar standarde dhe për të vijuar duke bërë përmirësime, në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Kim.