Ditën e sotme është organizuar një festë për zv/ambasadoren amerikane Leyla Moses-Ones e cila largohet nga detyra. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar disa foto nga ajo që ajo e quan festa e lamtumirës.

Në këtë feste të pranishëm kanë qenë  kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ai i Britanisë Duncan Norman dhe ambasadori i Gjermanisë, Petër Zingraf.

Bashkë me fotot, Spiropali shkruan: “ Festa e lamtumirës për zv.ambasadoren amerikane, Znj. Leyla Moses-Ones. We will miss you.”

Kujtojmë se për një farë kohe, Lejla Moses Ones u ngarkua me detyrën e ambasadores amerikane në Tiranë ndërsa largohej ambasadori Donald Lu dhe pritej ardhja e ambasadores aktuale Yuri Kim.