Ambasadori i bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca këtë të enjte është takuar me Kryetarin e Gjykatës së Lartë,Sokol Sadushin.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se në këtë takim e ka përgëzuar për punën e bërë në uljen e çështjeve të prapambetura dhe hapjen e 3 vendeve të lira të Gjykatës Kushtetuese.

“Takova Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe e përgëzova atë për zvogëlimin e çështjeve të prapambetura dhe hapjen e 3 vendeve të lira të Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam edhe sfidat e Gjykatës në nivelin logjistik”, shkruan Soreca.