Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar për 6 projektligje, një dekret të Presidentit dhe për të dëgjuar 4 raportime të institucioneve shtetërore për veprimtarinë vjetore të 2020.

Si fillim do të jenë KLSH, ILD, AMA dhe KQZ, drejtuesit e të cilëve do të prezantojnë para deputetëve raportin vjetor dhe do u përgjigjen pyetjeve të ligjvënësve.

Ndërkohë në rendin e ditës ndodhet dhe një dekret i Metës për kthim ligji për sektorin minerar. Këto janë seancat e fundit të parlamentit i cili në shtator do të jetë me një fytyrë të re pasi do të hyjnë deputetët e zgjedhur të 25 prillit që dje u certifikuan nag KQZ.

Rendi i Ditës:

Mblidhet sot Kuvendi. Ja cili do të jetë rendi i ditës!