Një makinë është përfshirë nga flakët në garazhin e një pallati në Fier. Gazetarja Valbona Davidhi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes. Pallati është i banuar dhe makina vazhdon të digjet.

Ende nuk dihen motivet e flakëve dhe nëse zjarri ka qenë aksidental.  I gjithë parkimi është përfshire nga tymi, ndërsa zjarrfikësit vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve.  Gjithashtu, po punohet për evakuimin e banorëve.