Abonetë e përgjithshme në Tiranë do të rikthehen shumë shpejt.

Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët të cilët përdorin më shumë se një linjë të transportit urban konfirmohet nga burime pranë bashkisë së Tiranës.

Një muaj më parë abonetë e përgjithshme u hoqën nga qarkullimi me argumentin e verifikimit të fluksit të linjave të transportit publik, por pas ankesave, situata pritet që të rikthehet në normalitet shumë shpejt.