Të paktën 99 persona figurojnë të zhdukur, 1 ka vdekur dhe 10 mbetën të plagosur nga shembja e pjesshme e një ndërtesë banimi 12-katëshe në Surfside, një qytet në veri të Miami Beach në Florida.

Autoritetet thonë se është e paqartë se sa njerëz ishin në ndërtesë në momentin kur ndodhi shembja. Kompleksi u ndërtua në 1980 dhe nga 130 njësi, rreth gjysma u prekën nga shembja.

Një numër i migrantëve të Amerikës Latine janë raportuar të zhdukur nga konsullatat e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën 35 persona nga rrënojat.

“Unë kurrë nuk kisha parë kaq shumë ambulanca në jetën time, dukej si një skenë nga 11 shtatori”. “Duket sikur një bombë që ka shpërthyer”, “Më keq se një tërmet”, thonë të tjerë.

Ja fotot para dhe pas shembjes: