Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Kolumbisë është qëlluar me armë pranë kufirit me Venezuelën.

Presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.

Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident, raporton BBC.

Duque denoncoi duke e quajtur ”frikacak” dhe tha se ai nuk ishte i frikësuar “nga dhuna ose aktet e terrorizmit”.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi,” tha ai një video të postuar në Twitter. Forcat e sigurisë janë nën urdhra për të gjetur përgjegjësit, shtoi ai.