Princesha e Uellsit, Diana, më 1 korrik 2021 do të mbushte 60 vjeç. Por në 31 gusht bëhen 24 vjet që ajo ndërroi jetë në aksidentin që edhe sot e kësaj dite nuk është qartësuar plotësisht.

Kaq vite më pas, dalin dëshmi të atyre orëve fatale kur në Paris, më 31 gusht 1997, 0.23 e mëngjesit – mbretëresha e zemrave pësoi arrest kardiak pas një aksidenti të frikshëm.

Mjekët parizienë luftuqn për jetën e Zonjës Di (36 vjeçe) për rreth 210 minuta. Por në 4 të mëngjesit princesha u shpall e vdekur në spitalin Pitié-Salpêtrière.

Kështu, më 31 gusht 1997, Princi Harry, sot 36 vjeç dhe Princi William, sot 39 vjeç, humbën nënën e tyre Diana pas atij aksidenti tragjik dhe misterioz me makinë.

Deri sot, shumë pyetje janl shtruar rreth natës fatale të vdekjes në Paris dhe ato duken ende pa përgjigje.

Dëshmitarët okularë të asaj nate nuk janë shumë. Por disa prej tyre kanë gjëra për të thënë edhe sot, 24 vjet më pas.

Prifti Yves-Marie Clochard-Bossuet dhe shoferi i Dianës, Colin Tebbutt, i cili atë ditë nuk ishte në punë, janë rrëfyer. Të dy tani kujtojnë se çfarë ndodhi menjëherë pas vdekjes së Dianës.

Sipas Tebbutt, çifti presidencial i atëhershëm francez, Jacques dhe Bernadette Chirac u bënë nderimet e fundit të vdekurve.

Pastaj drejtorët e organizimit të varrimit mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar u paraqitën në Paris. Vetëm atëherë mbërritën Princi Charles, sot 72 vjeç dhe motrat e Dianës, Sarah McCorquodale, 66 vjeçe dhe Jane Fellowes, 64 vjeçe.

Së bashku me një prift tjetër anglez, të tre dhe Clochard-Bossuet u lutën më pas në dhomën e Dianës për një çerek ore.

“Askush tjetër nuk ishte në dhomë me ne”, rrëfen prifti.

Më pas, u pa çfarë kishte në çantën e të ndjerës. Aty gjetën një foto ku kishin dalë bashkë, Princ Harry dhe Princi William.

Të pranishmit e morën fotografinë dhe ia vendosën në duar, mbi trupin e pajetë.

Po ashtu në çantë u gjet dhe një palë rruaza që i kishte dhuruar Nënë Tereza.

Pastaj arkivoli u mor me vete për ta transferuar në vendlindjen britanike të Diana-s. “Charles më falënderoi,” kujton Prifti Clochard-Bossuet. “Ai ishte shumë, shumë i prekur. Po, pashë lotë tek ai”.